Lajme
Fenomen i ri: Për tre muaj, 237 kërcënime ndaj politikanëve në Zvicër
Kërcënimet ndaj politikanëve, një fenomen i ri që po bëhet i përhapur në Zvicër
Kohëve të fundit, raportohen shumë kërcënime drejtuar politikanëve zviceranë. Të shumta media kanë raportuar se në muajin e kaluar dhe tani në tetor është një rritje e kërcënimeve në llogaritë e politikanëve dhe në artikujt që shkruhen për ta në media, përcjell albinfo.ch.
Ky fenomen i ri po bëhet më i përhapur në Zvicër që nga fillimi i pandemisë Covid: kërcënimet dhe fyerjet në mediat sociale kundër anëtarëve të Këshillit Federal si dhe deputetëve janë në rritje.
Në vitin 2019 kishte vetëm pesë raste të tilla të raportuara, 20 në 2020-ën, dhe 237 në periudhën tremujore midis janarit dhe prillit të këtij viti. Ndërkohë që muajt e fundit ka një rritje edhe më të theksuar.
Florian Näf, zëdhënës i Policisë Federale (Fedpol), tha se kërcënimet jo vetëm që janë rritur në numër, por “toni i tyre është bërë gjithashtu më agresiv”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












