Shqipëria
Femrat më të fuqishme shqiptare
Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është për të tretin vit radhazi Anisa Skëndaj
Në Shqipëri nuk mungojnë femrat sipërmarrëse, të cilat janë shumë të suksesshme. Të vetme apo me ndihmë, ato mbajnë në këmbë subjekte të ndryshme dhe qarkullojnë miliona.
Revista “Monitor” ka hartuar një listë me femrat shqiptare më të pushtetshme të biznesit, përcjell albinfo.ch.
Ja kush është renditja e 5 të parave:
Anisa Skëndaj – Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është për të tretin vit radhazi Anisa Skëndaj. Kompania Info Telecom, ku ajo ka 60% të aksioneve, ka aktivitet si ndërmjetësuese në fushën e telekomunikacionit.
Vilma Nushi – Kompania Marketing & Distribution (M&D), ku ajo ka 100% të aksioneve, është krijuar në vitin 1997 dhe është një prej distributorëve më të mëdhenj në vend.
Femrat e familjes Hoxha – Prej vitesh, femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Redia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë. DIGITALB, platforma më e madhe televizive, ku ato kanë rreth 41% të aksioneve, është biznesi më i madh i familjes. Në Top Channel, Valtelina (përpunim i kafesë) dhe VGA (botim e prodhim reklamash), pronësia është 100% e familjes.
Merita Sheqi – Merita Sheqi është sipërmarrëse e kompanisë farmaceutike Rejsi Farma. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA.
Donikë Gega – Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










