Tematike
Femrat shqiptare, pas portugezëve, më së keqi me gjermanishten
Ndërsa portugezët si komunitet, marrë në përgjithësi, qëndrojnë më dobët me gjuhën dhe kanë parakushtet më të këqija për integrim
Në mesin e komuniteteve të mëdha të huaja që jetojnë në Zvicër, portugezët (në përgjithësi) dhe femrat shqiptaret kanë mës së paku njohuri të gjermanishtes. Në këtë konstatim ka arritur një studim i prezantuar të premten në Winterthur nga Shkolla e Lartë e Cyrihut për Shkenca të Aplikuara (ZHAW).
Studimi është bërë porositur nga Zyra Kantonale e Cyrihut për Integrim.
Nëse kërkohet një ngushëllim për këtë radhitje, edhe top menaxherët e huaj që jetojnë në Zvicër kanë një njohje mezi mesatare të gjermanishtes. Natyrisht, shkak për këtë është anglishtja e tyre e favorizuar.
Sipas studimit, portugezët si komunitet, marrë në përgjithësi, kanë kualifikime të pamjaftueshme, nuk ndjekin kurse të gjermanishtes dhe kanë përgjithësisht parakushte të këqija për integrim.
Menjëherë pas portugezeve, për nga mungesa e kompetencave gjuhësore vijnë femrat shqiptare. Ato kanë ardhur në shumicën e rasteve në moshë të re në Zvicër, për t`iu bashkuar bashkëshortit i cili tashmë jetonte këtu. Ndonëse ndiqnin kurse, me jetën e tyre të izoluar ato nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë kompetencat e tyre gjuhësore.
Një rezultat i pritshëm i këtij studimi është se aftësia për të mësuar gjuhën rritet në varësi nga shkalla arsimore e personit. Ndërkaq, një dukuri që e kanë pikasur udhëheqësit e këtij studimi është se kompetenca profesionale shpesh nuk është garancë për mësimin e gjuhës së vendit. Kështu, shumë imigrantë anglishtfolës, për shkak të praktikës së mangët dështojnë të mësojnë gjuhën e vendit.
Ndonëse janë të motivuar ta mësojnë, ata, duke jetuar në një ambient profesional ku dominion anglishtja, nuk ia dalin kësaj. Për më tepër, kolegët e tyre zviceranë parapëlqejnë të flasin anglisht me ta.
Një risi tjetër: personat me kualifikime të mesme e mësojnë më shpejtë dhe më mirë gjermanishten se ata me kualifikime të larta, si topmenaxherët ose shkencëtarët kulminantë. Këtyre të fundit shpesh u mungon koha për të ndjekur kurse dhe sillen në një rreth profesional ndërkombëtar ku gjermanishtja pothuajse nuk flitet fare.
Për këtë studim janë shfrytëzuar intervistat me 272 persona, të cilët në kantonin e Cyrihut jetojnë nga viti 2006 ose nga viti 2010, shkruan “Der Landbote”. Janë marrë parasysh vetëm grupet gjuhësore më të përhapura si: gjuha shqipe, ajo angleze, italiane, portugeze, spanjolle, serbe, boshnjake dhe kroate. (B.SH.)
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












