Muzikë
Femrat shqiptare, globalisht të suksesshme, flasin me krenari për rrënjët e tyre
Këto janë disa nga femrat globale të suksesshme shqiptare, të cilat flasin kryelartë për rrënjët e tyre dhe na bëjnë të gjithëve krenarë.
Ato në shumë intervista të mediave më në zë në botë folën me krenari për rrënjët e tyre nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut & Mali i Zi, duke i bërë shqiptarët të ndihen krenarë, shkruan albinfo.ch.
Rita Ora, një nga ambasadoret më të suksesshme të estradës botërore muzikore, vazhdimisht ka treguar për rrënjët e saj dhe se ndihet krenare për ardhjen e saj.
Dua Lipa, këngëtarja më në zë për momentin, e cila ka thyer rekorde me këngët e saj të dëgjuara dhe asnjëherë të vetme nuk e ka mohuar se është një shqiptare dhe se për këtë ndihet shumë krenare.
Bebe Rexha, po ashtu, një këngëtare me famë botërore, e cila shquhet për stilin e saj dhe zërin karizmatik. Ajo në shumë intervista ka treguar prejardhjen e saj, se është një shqiptare e vërtetë dhe kjo e bën të ndihet mirë.
Eliza Dushku, artistja shqiptare, e cila ka luajtur role të rëndësishme në filma, shpeshherë me rolin kryesor, si protagoniste. Në filmin Wrong turn, ajo gjatë gjithë filmit kishte të veshur një bluzë me shqiponjën dykrenare, duke treguar se ka një dashuri të veçantë për vendlindje.
Emina Çunmulaj, një nga modelet më të bukura shqiptare dhe një humaniste, e cila ka ndihmuar shumë familje shqiptare financiarisht dhe ka ndërtuar shtëpi njerëzve në nevojë. Ajo nuk ka reshtur kurrë së treguari se është një shqiptare, pavarësisht jetës dhe punën që e bën jashtë vendit.
Ava Max, një nga këngëtaret më në trend për momentin, po thyen rekorde me dëgjueshmëri të lartë. Njihet si një nga këngëtaret më aktive duke sjellë projekte të shumta. Ajo gjatë intervistave ka theksuar se është një shqiptare dhe se për këtë fakt ndjehet krenare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











