Gjuha
Fëmijët nga mërgata, të entuziazmuar me bukurinë e atdheut
Përshtypje nga Kampi shkollë - verore që u mbajt në fshatin Malaj të Rugovës, në Kosovë
Më 8 korrik 2013, ka nisur Kampi shkollë – verore për grupin e parë të fëmijëve të shqipes. Është gjetur vendi më i bukur në Bjeshkët e Rugovës, në kompleksin e vogël të fshatit Malaj kjo perlë e vogël, me malin mbi kokë e Lumbardhin në prehër. Praktika e Kampit shkollë – veror me moton “Ta njohim atdheun”, me program ditor dhe mësim të panifikuar ishte me të vërtetë e efektshme.
Në të morën pjesë mësues dhe nxënës të shqipes nga trojet shqiptare, që jetojnë në vende të ndryshme evropjane gjithë andej ku është shpërndarë fara shqiptare: Austri, Zvicër, Gjermani, Francë, Norvegji….Të shoqëruar nga organizatorë, mësues dhe nxënës të shkollës fillore të Fushë Kosovës. Do të doja që për mua ajo të jetë ”faqja e parë” e një përvoje shkollash verore të tjera në të cilën nuk do të mungoj.
Për ata fëmijë, për vullnetin dhe dëshirën që kanë për të mësuar shqip për atdheun, për ata zëra të gëzuar dhe fytyra që qeshin sa herë shqiptojnë fjalët e gjuhës së nënës, mbi dymijë kilometra rrugë janë vetëm një shëtitje. Lexoni përshtypjet e tyre dhe do të bindeni…
Adelina Thaçi: „O sa mirë është të shkruash për atdheun! Ai të jep gjithmonë mundësi që me penën tënde t’i pasqyrosh mendimet e mallit për gjithë çka që është e jotja shqiptare.“
Fortesa Gashi:“Pas një rruge të gjatë arritem në bukuritë e mahnitshme të Rugovës. Mendoja mos jam në ëndërr. Jo! Shoh tëbane të vogla, në qiellin e kthjellt shqiponjat e lira fluturojnë, lumi tek rridhte furishëm…është një merkulli përrallore. Mora frymë thellë në vendin tim dhe i gjithë stresi që kisha, u largua pa lënë asnjë gjurmë. Ditët në kampin veror do të jenë ditët më të bukura që kisha kaluar ndonjë herë.“
Aurora Maxhera: Në Kampin veror, ndjejë një kënaqësi. Kjo natyrë e bukur i shton ngjyra të tjera shpirtit. Këto male që na rrethojnë mbajnë në vete mistere shekullore.E bukur përgjithmonë do të jetë kjo bukuri që kaloi shekuj, përjetoi çdo ditë, çdo histori, çdo dhembje, çdo pikëllim e gëzim të këtij vendi, të këtij shteti, me emrin më të përgjakshëm në hartën e Evropës,Kosovë shteti me historinë më të dhimbshme, por që kjo histori na bën të jemi krenarë se mbajmë emrin e shenjtë Shqiptar!
Dafina Dema:“ Jeta në kampin veror çdo ditë është fantastike. Kam njohur shokë e shoqe të reja nga shumë vende të ndryshme të Evropës. Jeta këto ditë është plotë freski dhe gjallëri. Vizitojmë vende që na magjepsin me bukuri dhe madhështi“….
Adrian Shabani “Është ndjenjë e veçantë të kalosh një javë me bashkmoshatarë, shokë, shoqe mërgimtarë tanë, pavarsisht se jetojnë në vende ku flitet një gjuhë tjetër këta e kanë ruajtur mjaftë mirë gjuhën shqipe, dinë edhe ta shkruajnë. Nga ciceroni në Prekaz kuptova rolin dhe rëndësinë që mërgimtarët kanë pasur për ditët e aguara të lirisë së Kosovës.“
Rudina Morina: „Kampi veror po na jep rast të flasim vetëm shqip, kemi zënë shoqe të reja, është kënaqësi se jemi në mes të bukurive të vendit tonë. Rruga shumë e gjatë por shumë e shkurtër më është dukur. Asnjë herë nuk do ta harroj këtë pushim! Kosova ime e dashur!”
Taulant Osdautaj: „Sot është dita e tretë e kampit, ne çdo ditë jemi kënaqur, por sot jemi mërzitur kur vizituam Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Koshare. Një histori e dhimbëshme. Aty nuk kishte fare ciceron, varret e trimave të Lirisë ishin mbuluar me bar e therra, vetëm se një fshatar po kujdesej për to. Ishte shumë keq me i pa varrezat e dëshmorëve në gjendje jo të mirë.“
Njomëza Ramabaja: „Është një kënaqësi të jesh në mes bukurive të Kosovës tënde e rrethuar nga moshatarët e mi. Këto ditë më kanë lënë kujtime të paharrueshme.Kjo natyrë e vendit tim janë një ylber në shpirtin tim. Kosovë të dua me zemër!“
Nexhmije Mehmetaj
Delemont 21 gusht 2013
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










