Lajme
Fëmijët, nëpër Serbi vetëm me certifikatë të lindjes
Fëmijët nën 16 vjeç, mund të kalojnë nëpër Serbi me certifikatë të lindjes, të lëshuar nga autoritetet kosovare
Pas njoftimit të publikuar dje lidhur me lehtësirat që Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë siguron për mërgimtarët, mbetej e paqartë se a do të kenë të drejtë kalimi nëpër Serbi edhe personat që për shkak të moshës së re, ende nuk kanë letërnjoftim.
Por, sipas një konfirmimi të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe që Ministria e jashtme ua përcjell përfaqësive të Kosovës në Botë, edhe kjo çështje është zgjidhur.
“Fëmijët nën 16 vjeç që nuk gëzojnë normalisht të drejtën të kenë letërnjoftim të Kosovës, mund të kalojnë nëpër Serbi me certifikatë të lindjes, të lëshuar nga autoritetet kosovare dhe me një fotografi për dokument”, thuhet në njoftimin e ministrive të përmendura të Republikës së Kosovës.
Për shkak të mos saktësimit të shumë aspekteve në marrveshjen për lëvizje të lirë me Serbinë, shumë instruksione po vijnë me vonesë dhe tek ne. I fundit dhe I domosdoshëm për realizim është: Fëmijët, të cilët lëvizin me certifikata të lindjes duhet domosdoshmërisht të ketë të ngjitur fotografinë e tyre në anën e majtë të sipërme të certifikatës së lindjes. Përvec ngjitjes duhet të bëhet dhe vulosja (si tek fletëudhëtimet).
Për një detaj të tillë janë udhëzuar të gjitha komunat në Kosovë dhe kur i lëshojnë certifikatat me qëllim të udhëtimin nëpër Serbi i lëshojnë me foto dhe I vulosin.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











