Lajme

Fëmijët i zbusin zemrën hajnit!

Se edhe hajnat e plaçkitësit kanë zemër, e ka dëshmuar rasti i fundit, i ndodhur ditë më parë në Gjermani.

Një hajn i maskuar dhe i armatosur hyn në një shtëpi familjare në Schwanewede (Niedersachsen). Aty gjen dy fëmijë dhe kujdestaren e tyre. Pasi ai ia kishte drejtuar revolen në kokë kujdestares, duke kërkuar të holla, dy fëmijët ia ofrojnë atij kursimet e tyre.

Në atë moment hajnit i zbutet zemra, i heq revolen kujdestares nga koka dhe, pa thënë asnjë fjalë largohet nga shtëpia ku kishte hyrë për të plaçkitur.