Lajme
Fëmijët gjermanë, më pak të kënaqur me jetën sesa ata në shtetet e tjera

Fëmijët gjermanë janë më pak të kënaqur me jetën sesa fëmijët e tjerë në vendet fqinje, ka zbuluar një studim i ri mbi mirëqenien e të rinjve.
Raporti nga Zyra e Kërkimeve të UNICEF-it nxit qeveritë të përmirësojnë dhe të mbrojnë mirëqenien e fëmijëve përballë pasojave ekonomike, sociale dhe arsimore nga pandemia Covid-19.
Sipas sondazhit të botuar të enjten, 75 për qind e vajzave dhe djemve në Gjermani thonë se janë shumë të kënaqur me jetën e tyre. Sidoqoftë, në Holandë ky numër është 90 për qind, në Zvicër është 82 për qind dhe në Francë 80 për qind e fëmijëve janë të lumtur.
Shkalla më e ulët ishte në Turqi, ku vetëm 53 për qind e fëmijëve thanë se ishin të kënaqur shumë nga jeta, e ndjekur nga Japonia (62 për qind) dhe Britania e Madhe (64 për qind).
Sondazhi zbuloi gjithashtu se në Gjermani vetëm 72 për qind e vajzave dhe djemve thonë se është e lehtë për ta të bëjnë miq, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri