Lajme
Fëmijët e prindërve të pavaksinuar nuk mund të shkojnë në çerdhe
Qendra e kujdesit ditor nuk strehon më fëmijët e prindërve të pavaksinuar
Në kantonin Solothurn një çerdhe ka ndërmarrë një hap drastik për të mbrojtur fëmijët e çerdhës së saj, transmeton albinfo.ch.
Barbara Banga, drejtoreshë e qendrës në qytetin Grenchen, prezantoi të ashtuquajturin rregull 2G për prindërit e të vegjëlve që po kujdesen në çerdhën e saj. Kjo do të thotë që nëse prindërit nuk janë vaksinuar ose shëruar nga Covid, fëmijët e tyre nuk mund të shkojnë në çerdhe.
Banga tha se ajo po e prezanton këtë masë, sepse prindërit e pambrojtur mund ta transmetojnë virusin te fëmijët e tyre, të cilët më pas mund të infektojnë të tjerët në objekt.
Burri i Bangas, Boris, është një ish-kryetar i Bashkisë së Grenchen dhe ish-këshilltar kombëtar. Ai është gjithashtu një avokat dhe tha se vendimi i gruas së tij është krejtësisht i ligjshëm. Kopshti është privat dhe për këtë arsye mund të vendosë rregullat e veta. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











