Shkurt.ch
Fëmijët e migrantëve jetojnë më pak!
Këtë e thotë një studim i realizuar nga instituti për mjekësi sociale dhe preventive i Universitetit të Cyrihut, duke marrë si shembull italianët
Italianët që kanë emigruar në Zvicër jetojnë më gjatë se sa vendësit. Shkenca e arsyeton këtë me faktin se zakonisht ata që emigrojnë janë personat më të shëndetshëm dhe më të guximshëm.
Por, siç e shpjegon një studim i realizuar nga instituti për mjekësi sociale dhe preventive i Universitetit të Cyrihut, fëmijët e këtyre emigrantëve kanë jetë mesatare më të shkurtë se zviceranët. Rreziku për vdekje te italianët e ardhur në Zvicër është mesatarisht 10 për qind m ë i vogël se te zviceranët. Dallimi është më i madh në moshën 40-55 vjeçare ndërsa në moshë më të shtyrë dallimet zvogëlohen.
Por, te pasardhësit e këtyre emigrantëve të gjeneratës së parë, ndodhë pikërisht e kundërta: shtohet rreziku për vdekje të hershme. Kjo ndodh për faktin se ata, ndryshe nga prindërit e tyre, largohen nga ushqimi tradicional mediteran, i pasur me peshk, pemë, perime dhe vaj ulliri.
Por edhe për një fakt tjetër interesant: këtij brezi, në moshën e fëmijërisë atyre u mungon rrethi familjar që prindërit e kanë braktisur kur kanë emigruar.
Për këto arsye, sipas studimit, italianët e lindur në Zvicër kanë një rrezikshmëri prej 16 për qind më të madhe të vdekjes se sa vendësit. Po ashtu këtë shtim rrezikshmërie e shkaktojnë edhe shanset më të këqija për arsimim. Vajzat janë më pak të goditura nga ky rrezik se sa djemtë, është konstatuar veç tjerash në këtë studim
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










