Lajme
Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
Mësuesja e 6 vjeçarit akuzon rëndë prindërit, arsyet
Shumë zhurmë në Zvicër është bërë tema për rastin e një fëmije gjashtë vjeç që është dërguar në një institucion përkatës kujdesi që prej datës 24 maj, pas deklaratave që e akuzonin të atin lidhur me synetin e djalit, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë që për prindërit kjo është absurde pasiqë babai (ndihmës infermier) e trajtoi djalin e tij të bërë synet vetëm me një krem shërues.
“Babi po më prek `bilbilin`”.
Sipas 20 mintue, kjo deklaratë e bërë nga një fëmijë gjashtëvjeçar tek mësuesja e tij më 17 maj alarmoi gjithë shkollën në Neuchâtelit, e më pas edhe autoritetet.
Referuar deklaratës, thuhet se fëmija i konfirmoi deklaratat e saj nga një ekip i specializuar policie për fëmijët.
Raportohet se sipas deklaratës së fëmijës, rastet kanë ndodhur në sallonin e banesës.
Rrëfimi vazhdon se më datë 24 maj rreth mesditës, teksa tezja e tij priste djalin dhe motrën e tij të madhe para shkollës, u shfaq vetëm motra e madhe, e cila po qante me lot.
Thuhet se nga gjykata ishte marrë një vendim që nga ajo ditë 6-vjeçari është dërguar në një institucion, ku edhe jeton prej atëherë.
30-vjeçari vjeçari, babi i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë. “Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor (inferimer personal) siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si kujdestar që jam – infermier. Nuk ka pasur asnjë kontakt as me mua dhe as me nënën për të verifikuar besueshmërinë e deklaratave. Jemi të tronditur”, akuzon prindi.
Po ashtu, të intervistuar nga policia, nëna dhe kunata raportojnë se jetojnë me kosovarin dhe dy fëmijët. Banesa ndodhet në një pronë familjare me tri kate. Në pallat banojnë dy vëllezërit e kosovarit dhe familjet e tyre si dhe gjyshja, e cila banon në katin përdhes.
Në raportin e dhënë, të dyja gratë e përshkruajnë si një prind të dashur, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, nga avokati i familjes shqiptare thuhet se kjo është një e padrejtë që po i bëhet familjes shqiptare.
“Gjërat duhet të ecin më shpejt. Një familje po shkatërrohet. Në përfundim të procedurës do të kërkoj dëmshpërblim për dëmtimin moral”, deklaron avokati.
Me kërkesë të autoriteteve, një raport mjekësor u përpilua dy ditë pas vendosjes nga rrjeti spitalor Neuchâtel.
Sipas raportit, në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë”. Sa i përket synetisë, ai është “pa shenjë infeksioni”. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar një plagë e vogël në shpinë. Ai thotë se “rrahet rregullisht nga një kushëri dhjetëvjeçar”. Asgjë alarmante, thotë nëna. “Djemtë që zihen, kjo ndodh në çdo familje”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












