Futboll
Feka, futbollisti që luajti për Gjermaninë, Shqipërinë dhe Kosovën
Dren Feka rrëfen për përvojën që kishte me tri Kombëtaret dhe të ardhmen e tij
Të rrallë janë lojtarët që kanë pasur mundësinë të luajnë për tri Kombëtare. Por, këtë mundësi e kishte Dren Feka. Ai në një intervistë ekskluzive tregon për përvojën e tij me këto tri shtete. “Fillimisht kam luajtur për Gjermaninë U-16 si 15-vjeçar. Në atë nuk kam pasur ftesë nga Shqipëria dhe Kosova. Më pas kam shkuar për Shqipërinë, pasi më ka ardhur ftesa, por pas disa ndeshjeve sërish jam kthyer te Gjermania, duke luajtur për grupmoshat U-17 dhe U-19. Pastaj më ka ardhur ftesa nga Kosova dhe nuk kam hezituar për të luajtur për Kosovën”, shprehet Feka për albinfo.ch.
Ai tregon se çfarë ndjenje është të luash për Kosovën. “Është shumë mirë të luash për Kosovën. Familjen e kam nga Kosova dhe ndihem shumë i lumtur. Do të jep maksimumin për të ndihmuar Kosovën. Kam luajtur për Kosovën U-21, dhe tani e kam rastin për ekipin e parë”, thekson Feka.
20-vjeçari shtoi se shpresojnë se do të fitojnë dy ndeshjet miqësore, me Shqipërinë dhe Bregun e Fildishtë.
Feka më parë ishte pjesë e Hamburgut, derisa së fundi luajti në Luzern. Ai tregon edhe për të ardhmen e tij. “Trajnerin e tashëm të Hamburgut e kam pasur trajner më herët. Jam në bisedime, por të shohim. Jam në bisedime edhe me disa skuadra tjera. Gjithsesi kam vendosur të largohem nga Luzerni”, përfundoi Dren Feka.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















