Lajme
Feith: Qeveria duhet të ketë fytyra të reja

Përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare duan që qeveria e ardhshme e Kosovës të jetë e përbërë nga personalitete të reja, që nuk kanë qenë deri më tani pjesë e ekzekutivit kosovar. Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, njëherësh i dërguar i posaçëm i BE-së në Kosovë, ka thënë se pret që qeveria e re të jetë vërtet e re.
Në një intervistë dhënë Kohës Ditore, Feith ka thënë se ka shumë mesazhe për zhvillimet në Kosovë dhe për “renë e zezë që ka rënë mbi imazhin e Kosovës”. Ai se pret që qeveria e ardhshme të ketë ministra kredibilë, dhe që pjesë e asaj të mos jenë zyrtarët që janë nën hetime.
Feith nuk ka nguruar të paralajmërojë se një veprim i kundërt mund t’i kushtojë Kosovës me humbje të kredibilitetit dhe të reputacionit në Bruksel dhe Washington. “Ajo që inkurajon tej mase është se ka një vetëdijesim të përgjithshëm, se kjo situatë përveç që është serioze, krijon edhe një mundësi që të ketë një fillim të ri. Dhe mendoj se ka vullnet që kjo të bëhet. Unë do të jem shumë i interesuar. Do të jem i interesuar, sepse mendoj se ky moment ka rëndësi për Kosovën”.
Shefi i ICO-së ka thënë në këtë intervistë se e di që zgjedhjet e fundit kanë qenë me mashtrime dhe se të zgjedhurit do të kenë problem legjitimiteti. Por, Feith ka bërë thirrje për ndryshim mentaliteti, ndërkaq ka kërkuar që legjitimitetin qeverisja e ardhshme ta fitojë pikërisht duke emëruar njerëz kredibilë në udhëheqje të punëve.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri