Lajme
Feith: Disa pjesëtarë të UÇK-së mund të kenë bërë krime
I dërguari i posaçëm i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, njëherësh edhe përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) ka thënë se disa pjesëtar nga UÇK-së, të cilët janë konsideruar heronj mund të kenë bërë krime apo disa vepra të tjera për të cilat duhet të përgjigjen personalisht.
Feith ka thënë se EULEX-i ka dy prioritete në mesin e shumë të tjerave dhe konsideron se për shoqërinë e Kosovës është një sfidë e madhe që këtë ta pranojë.
“Mendoj se ky është një proces i cili do të zgjasë pak, ndërkohë që sundimi i ligjit duhet patjetër të vendoset dhe EULEX-i duhet të bëjë punën e tij”, theksoi Feith për Zërin e Amerikës” në serbisht. Sipas tij, nëse ka prova të mjaftueshme, atëherë të dyshuarit duhet të akuzohen dhe të nxirren para drejtësisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













