Sport
Federer, krenar me rrënjët e tij afrikane

Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, zvicerani Roger Federer tha se është krenar që ka rrënjët afrikane.
Federer në kolumnën e tij për bankën zvicerane “Credit Suisse”, e cila është sponsori i tij dhe fondacionit të tij “Federer”, tha se ai ishte në dashuri me kontinentin prej nga e ka origjinën, shkruan albinfo.ch.
Nëna e Federer, Lynette, vjen nga Afrika e Jugut dhe se që nga fëmijëria e mbante në këtë vend. Federer, i cili ka lindur në Bazel, para një muaji nëpërmes fondacionit të tij ka dhuruar 13.5 milionë për të përmirësuar rezultatet në edukimin e të rinjve në Afrikë.
Përmes fondacionit tonë ne mund të përmirësojë cilësinë e arsimit në shumë vende. Kushdo që e “ndjen” Afrikën, do të ketë një marrëdhënie gjatë gjithë jetës me kontinentin. Nëna ime vjen nga Afrika e Jugut dhe unë shumë i ri kam pasur kontakt me Afrikën. Prindërit për herë të parë më dërguan në Afrikën e Jugut kur isha shtatë muajsh. Pastaj, çdo dy vjet kemi vizituar të afërmit tanë – shkruan në kolumnën e tij të Federer.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak