Uncategorized
Federata Kosovare e Karatesë pranohet në atë Ndërkombëtare
Tashmë të gjitha federatat kosovare janë të pranuara, derisa sportistët kosovarë kanë të drejta të barabarta me ata ndërkombëtarë
Edhe një tjetër lajm i gëzuar për sportin kosovar. Federata e Karatesë e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi. “Kosova pa asnjë votë kundër pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërore”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Që nga pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014, të gjitha federatat kosovare filluan të pranohen, duke i dhënë fund izolimit të padrejtë.
Tashmë të gjitha federatat kosovare janë të pranuara, derisa sportistët kosovarë kanë të drejta të barabarta me ata ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










