Futboll
FC Timi fiton “Turneun e Nëntorit” në Vjenë
Në një atmosferë sportive – kulturore dhe në një sallë të mbushur me publik, të shtunën në Vjenë u mbajt “Turneu i Nëntorit”, që tashmë tradicionalisht organozohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, raporton albinfo.at.
Ishte një spektakël i madh, me muzikë e valle, si dhe me një nivel shumë të lartë sportiv. Turneu përfundoi me shpërndarjen e kupave, medaljeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera e të shumta!
Në këtë manifestim sportiv e kulturor, pos të ftuarve të tjerë, i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi zyrtar i Ambasadës së Republikës së Kosovës, z. Albinot Bimbashi , i cili në fjalën e rastit foli para të gjithë sportistëve dhe të pranishmëve, ku përshëndeti këtë aktivitet sportiv të komunitetit shqiptar në Austri, shkruan albinfo.at.
Në këtë turne morën pjesë 16 ekipe, me sistemin 4×4, ndërsa në finale garuan dy ekipet më të mira të këtij turneu FC Timi dhe Xh. Abdyl Frashëri. Me dy gola epërsi, ekipi FC Timi (Timi Trans) arriti të fitojë finalen dhe njëherësh të stoliset me kupen e turneut si ekipi fitues i këtij aktiviteti. Në vendin e tretë u rendit ekipi Pagqrusha, ndërsa në të katërtin IAM Isoliserung. Lojtari më i mirë u shpall Ilirjan Sejdini nga “FC Timi”, portieri më i mirë nga Abdyl Frashëri, kurse ekipi më i disiplinuar ekipi i komunitetit shqiptar nga Sanxhaku që jetojnë në Austri.
Mësohet se “Turneu i Pavarësisë” së Kosovës do të mbahet më 18.02.2024 në të njëjtin vend.
Sponzor medial i këtij turneu ishte platforma mediale shqiptare në Austri, albinfo.at.




Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












