ALBINFO.CH
Sport
“FC Kosova” fiton Kupën e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit
Në një organizim mjaft të mirë, e në një ambient, ku gjithçka frymonte shqip, të shtunën në Huttwil është zhvilluar turneu i parë në futboll i organizuar nga Unioni i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër (UKSHFZ), apo siç edhe do të quhet, Kupa e UKSHFZ-së.
Me pjesëmarrjen e 15 ekipeve, të cilat garojnë në kategori të ndryshme në futbollin zviceran, tregohej më së miri se qëllim i këtij eventi ishte para së gjithash takimi dhe njohja e ekipeve me njëri-tjetrin, gjë që u dëshmua, por po ashtu u tregua edhe një profesionalizëm shumë i lartë nga ekipet pjesëmarrëse, sidomos sa i përket lojës korrekte.
Për Skender Thaqin, kryetar i UKSHFZ-së, paraqitja e kaq shumë pjesëmarrësve në këtë ngjarje sportive e tregon më së miri punën që ka bërë Unioni deri më tash. Megjithëse ky edicion i këtij turneu nuk do të jetë i pari dhe i fundit, sepse Unioni planifikon që ky turne të jetë tradicional, e pse jo edhe më masiv.
Një rol të rëndësishëm në këtë organizim kishte po ashtu edhe Ministria e Diasporës. Me këtë rast, zëvendësministri i kësaj ministrie, Sahit Krasniqi, duke vlerësuar lart organizimin e bërë nga ana e Unionit, ndër të tjera ka theksuar se ky event tregon më së miri se shqiptarët në Zvicër, pos punës që bëjnë në këtë vend, ata kanë filluat të mendojnë edhe për zhvillimin e tyre në lëmi të ndryshme, e veçanërisht në sport, duke marrë si shembuj yjet shqiptare në kombëtaren helvetike.
Ndër pjesëmarrësit në këtë turne ishte edhe FC Kosova nga Zürichu, ekip i cili së fundi është ngjitur në Ligën e Parë ( që i bie Liga e 4 e Zvicrës), e që vlerësohet si ekipi më i suksesshëm i emigrantëve në Zvicër. Për presidentin e klubit, Arsim Hyseni, pjesëmarrja e FC Kosovës në këtë ngjarje nuk ka qëllim medoemos vendin e parë, por më tepër të luajë rol dhe të fitojë profesionalizmi dhe korrektësia.
Në fund fituesi i Kupës së UKSHFZ-së u shpall FC Kosova nga Zürich-u, ku mundi në finale FC Prishtinën nga Berna.
Fituesi i këtij turneu do të ndeshet me fituesin e kupës së Gjermanisë, që organizohet nga organizata simotër e UKSHFZ-së në Gjermani. E më pas, më 28 Nëntor 2015, në Vlorë do të organizohet finalja e madhe, ku do të përballen fituesi i Kupes së Diasporës, KF Ferronikeli, si dhe KF Laci, ekipe këto fitues të kupave nga Kosova, gjegjësisht Shqipëria.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt






















