Futboll
FC Besa i ka zhvilluar dy sezona pa asnjë humbje
Ekipi shqiptar i St. Gallenit, FC Besa, sezonin vjeshtor do të luajë në ligën e tretë kantonale të Zvicrës lindore
Skuadra shqiptare e St. Gallenit, FC Besa, ka mbyllur garat në ligën e katërt pa pësuar asnjë humbje. Lojtarët e rinj të ekipit kanë arritur të nxjerrin maksimumin e pikëve në këtë ligë. Besa ka mbyllur kampionatin me 60 pikë të tubuara nga 20 përballje që ka pasur.
Sezonin vjeshtor Besa do të startojë në ligën e tretë kantonale duke u ngjitur për dy vite radhazi në një ligë më të lartë, pa regjistruar asnjë humbje.
Sipas kryetarit të ekipit, Muhamet Krasniqi, humbja e fundit e Besës daton me 14 tetor 2014.
Pas një rënie të ekipit në ligën e pestë, Besa është riorganizuar dhe që prej atëherë ekipi ynë nuk ka humbur më asnjë ndeshje, thekson kryetari i FC Besës, Muhamet Krasniqi.
Lojtarët e FC Besës kanë shënuar për një sezon plot 100 dhe kanë marrë 23 gola. Suksesi i ekipit bazohet në forcën ekipore dhe mbështetjen e madhe që ka siguruar kryesia e re me sponzorët e shumtë që financojnë ekipin.
FC Besa sot ka mbyllur sezonin pranveror me organizimin dy-ditor të turnirit të 24 verorë të zhvilluar në stadiumin e vjetër të St. Gallenit, në Espenmoos.
Finalja e zhvilluar mes ekipit Grejzat dhe Neks Versicherung është mbyllur sot në mbrëmje me fitoren bindëse të grejzave me rezultat 3-0.
Fituesit e vendit të parë në turnirin e 24 verorë, ekipi Grejzat.
Vendi i dytë për ekipin Neks-Versicherung
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
















