Lajme
FBI bashkëpunon me Facebook për zbulimin e sulmeve në Capitoll Hill
Gjiganti Facebook po ia siguron FBI-së të dhënat e përdoruesve që morën pjesë në sulmin në Capitol Hill më 6 janar, përfshirë mesazhet e tyre private, pas apelimit të disa ligjvënësve, raportoi ”Forbes”.
Pas sulmit të 6 janarit, numri dy i Facebookut, Sheryl Sandberg, theksoi që protestat ishin kryesisht të organizuara në media më të vogla sociale.
Më vonë, ai u kritikua ashpër pasi u vërtetua se shumë grupe dhe llogari të shumta publike e private në Facebook ishin përdorur gjithashtu për të organizuar protestën.
Identifikimi dhe ndalimi i platformave teknologjike për protestuesit e Capitol Hill ka hapur debat të madh në SHBA dhe në gjithë botën, mbi fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.
Lidhur me ndalimin e profilit të presidentit Donald Trump për një kohë të pacaktuar, Facebooku ia ka besuar shqyrtimin e çështjes Bordit Mbikëqyrës, një organ i pavarur mbikëqyrës mbi përmbajtjen e platformës.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













