Portrete të firmave
FB Constructions SA, një rrëfim suksesi në ndërtimtari
FB Constructions SA, nën drejtimin e Fitim Bejtullahut, një kompani që ofron cilësi dhe veçanti në sektorin e ndërtimtarisë
Në kërkim të integrimit dhe suksesit, duke u angazhuar vazhdimisht dhe mes shumë sfidash, është themeluar kompania FB constructions SA, e cila tashmë ka punuar në shumë projekte ndërtimi.

Kështu e fillon rrëfimin për rrugëtimin e tij themeluesi dhe udhëheqësi i kësaj kompanie, Fitim Bejtullahu. Ai tregon se përvoja dhe shkollimi i tij në këtë profesion e kishin shtyrë të angazhohej në këtë veprimtari dhe, sigurisht, synimi për t’u avancuar në këtë fushë. Ndonëse, siç thekson ai, hyrja në treg si një kompani e re ishte e vështirë, ai, bashkë me vëllain e tij arritën që për një kohë të shkurtër kjo ndërmarrje të merrte përsipër disa projekte me përgjegjësi të madhe dhe të punësonte dhjetëra punonjës.
FB constructions SA u themelua në vitin 2011 dhe selia e saj gjendet në Chénens. Ajo zakonisht vepron në regjionin e Fribourgut, Vaud, Neuchatel e Valais.
Kjo kompani është aktive në fushën e ndërtimit gjeneral, prej projektplanifikimit deri në finalizimin e objekteve, pra përfshin punimet strukturore, renovimin e muratimin e ndërtesave të larta dhe të ulëta, atyre kolektive dhe individuale. Gjithashtu ekziston edhe një nënkompani tjetër nën udhëheqjen e Fitim Bejtullahut, FBS immobilier SA që merret me patundshmëri, ku përfshihet konsultimi, dizajnimi (i jashtëm dhe i brendshëm) dhe zhvillimi i projektit, vlerësimi, promovimi dhe shit-blerja, e cila bashkëpunon edhe me kompani të tjera në këtë drejtim.

Puna cilësore ka bërë që FB constructions të njihet në rajon si një kompani serioze dhe kualitative, e cila posedon pajisje tejet moderne dhe një staf profesional, duke ofruar cilësi dhe rezultate të mira për klientët. E kur është fjala për klientët, përgjegjësit e projekteve kujdesen që çdo klient të jetë i kënaqur me punën e ekipit punues. Ata po ashtu marrin parasysh nevojat, idetë dhe dëshirat e klientëve, sepse për ta është gjithmonë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe realizimi sa më ideal i çfarëdo projekti.
Marrja e një projekti fillon përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët, kjo për shkak të përkushtimit dhe korrektësisë që e karakterizon këtë kompani, duke e përcjellë punën deri në dorëzimin e çelësave. Një ndër synimet që pronari shpreh sa i përket të ardhmes, përpos projekteve të tjera, është bashkëpunimi me bashkatdhetarë, duke ofruar shërbime me standarde të larta evropiane. Kjo rrjedh nga fakti se nga shumë projekte, kërkesat për marrjen përsipër të ndërtimeve vijnë nga shqiptarët, por gjithashtu, investitorët janë edhe zviceranë, italianë, portugezë etj.

Që nga themelimi e deri tash FB constructions ka ndërtuar objekte të ndryshme, të cilat dallojnë nga kapaciteti, pamja dhe detajet e veçanta me të cilat kjo kompani krenohet dhe vazhdon të ofrojë mjeshtëri me kohë rekorde.
E veçanta e kësaj kompanie qëndron në faktin se është certifikuar nga konfederata zvicerane, në kantonin e Friborgut që të kualifikojë të rinjtë (ofron praktikë dhe mundësi pune) që të specializohen në shumë profesione sa i përket fushës së ndërtimtarisë.
Kjo i bën FB constructions dhe FBS immobiler ndër kompanitë që garantojnë sukses falë avancimit në projektim dhe ndërtim si dhe ekipit profesional dhe modern.
Sa u përket shërbimeve dhe pyetjeve rreth punës, kompania ofron qasje në website-in e tyre www.fbconstructions.ch dhe email adresën [email protected]. Aty mund t’i kontaktoni dhe të gjeni të dhënat për çdo shërbim dhe çdo kërkesë që keni.



Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













