Kosova
FAZ: Rikthimi i Trumpit mund t’i hapë rrugë idesë për ndarjen e Kosovës
Realizimi i projektit potencial të investimit të dhëndrit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Jared Kushnerit në Shqipëri dhe Serbi, mund të ketë pasoja të mëdha, ndërsa ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje, sipas raportimeve nga medium gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
“Në atë kohë, Grenell krijoji kontakte të mira me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai nuk e fshehu faktin që dëshiron t’i kthejë këto marrëdhënie në ‘para’ që nga largimi nga politika: ‘Askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para’, ka thënë Grenelli në një intervistë në Shqipëri për planet e tij në rajon”, thuhet në këtë artikull.
Tutje, sipas këtyre raportimeve, një mbështetje e tillë për Ramën dhe Vuçiqin mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trumpi rikthehet në pushtet, veçanërisht me Grenellin si pjesë të administratës së tij, ndërsa është përmendur një “marrëveshje e planifikuar” midis Ramës, Vuçiqit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndarjen e Kosovës.
“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiqi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim tokash’, veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në artikull, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se rikthimi i Trumpit në pushtet pas zgjedhjeve të nëntorit mund t’i hapë rrugën Ramës dhe Vuçiqit për të ringjallur planin e tyre origjinal.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











