Shkurt.ch
Faymann: Do të dëshironim që Zvicra të ishte pjesë e BE-së
“Kjo do të përforconte edhe pozicionin e Austrisë, duke bërë të mundur që të dy shtetet, bashkërisht të shtyjnë shumë çështje përpara”

“Kjo do të përforconte edhe pozicionin e Austrisë, duke bërë të mundur që të dy shtetet, bashkërisht të shtyjnë shumë çështje përpara”
“Do të dëshironim që edhe Zvicra të bënte pjesë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar dje për mediet zvicerane Kancelari i Austrisë Werner Faymann. “Kjo do të përforconte edhe pozicionin e Austrisë, duke bërë të mundur që të dy shtetet, bashkërisht të shtyjnë shumë çështje përpara.”
Këto fjalë Faymann i ka thënë në një intervistë të realizuar nga gazeta e të dielës “Sonntag”. Aktualisht ai është duke negociuar së bashku me presidenten e Zvicrës Calmy Rey marrëveshjen për taksime të dyfishta.
“Është e qartë se ne na nevojiten instrumente për të ndërprerë “refugjatët” tatimorë”, ka thënë më tutje Faymann, i cili ka qëndruar në Zvicër në kuadrin e punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
Nga ana e saj, presidentja e vendit, Calmy-Rey ka siguruar kancelarin austriak se negocimet kanë për synim gjithashtu realizimin e taksimit ndëshkues, siç është vepruar edhe në raport me Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja