Lajme
Fauci: Të vaksinuarit nuk kanë nevojë për maskë në ambientet e hapura
Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, është shprehur në një intervistë së fundmi se personat e vaksinuar kundër koronavirusit nuk kanë nevojë të mbajnë maskë në ambientet e hapura.
“Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani maskë në ambientet e jashtme. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë. Do të ishte një situatë krejt e pazakontë, nëse do të shkonit në një turmë me njerëz ku ata qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit, të mos mbanit maskë. Por, në çdo situatë tjetër, nëse jeni të vaksinuar, atëherë ju nuk keni pse ta vendosni maskën”, u shpreh Fauci.
Dy ditë më parë Fauci u shpreh se shumë njerëz do të vazhdojnë ta mbajnë maskën për shumë kohë. “Shumë njerëz do të vendosin të mbajnë maska për vite me radhë, veçanërisht në stinë të caktuara, sepse kjo ka parandaluar përhapjen edhe të viruseve të tjera”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












