Sport
Faton Vukshinaj kryqëzon dorezat me argjentinasin Veron
Kjo ngjarje e shumëpritur për dashamirësit e boksit do të zhvillohet të shtunën, më 14 shtator në Bazel të Zvicrës
6 muaj pas ndeshjes së fundit, të cilën në mënyrë të çuditshme gjyqtarët e vlerësuan si barazim, Faton “El Vulcano” Vukshinaj, kthehet përsëri në ringun e boksit profesionist. Kësaj radhe ai do t`i kryqëzojë dorëzat me boksierin argjentinas Mateo Damian Veron.
Kjo do të jetë ndeshja e 12-të e Fatonit në boksin profesionist, 9 nga të cilat i ka mbyllur me fitore dhe 2 me barazime. Ndërsa argjentinasi Veron, ka nje karrierë më të pasur. Nga gjithsej 54 ndeshje, 28 i ka fitore, 23 humbje si dhe 3 barazime.
Grand Casino në Basel do të jetë edhe një herë një arenë luftërash, ku do të zhvillohen gjithsej 12 ndeshje, nga të cilat, qëndrorja do të jetë ajo në mes “Vullkanit” shqiptar dhe argjentinasit Damian Veron.
Kjo ngjarje e shumëpritur për dashamirësit e boksit do të zhvillohet të shtunën, më 14 shtator në Bazel të Zvicrës.
Perkundër ndeshjes se fundit që pati një epilog jo real krahas asaj që u pa në ring, Fatoni në këta 6 muaj, ka vazhduar përgatitjet me një intensitet shumë të lartë. Kështu, në rast të fitores, ai bën edhe një hap tutje drejt një ndeshjeje të mundshme për titull Kampioni të kategorisë së mesme.
Faton “El Vulcano” Vukshinaj, pas 60 luftërash në Thai dhe Kikboks, si dhe Boks olimpik, së bashku me ekipin, vendosin të kalojnë në Boksin profesionist ku edhe debuton me fitore në vitin 2017.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Shtator 2019
- Ora18:30
- LokacioniBasel
- Data e përfundimit13 Shtator 2019 - 0:00
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














