Sport
Fatmire Alushi së shpejti bëhet nënë
“Sigurisht me dëshire do të luaja në Kampionatin Botëror por ka gjëra në jetë që, thjesht, kanë më shumë rëndësi se futbolli"

Kombëtarja gjermane e futbollit në Kampionatin Botëror që mbahet nga 6 qershori deri më 5 korrik duhet të heqë dorë nga shërbimet e njërës ndër lojtaret më të dalluara, Fatmire Alushit (ish Bajramaj).
27 vjeçja me prejardhje nga Istogu i Kosovës ka njoftuar sot se për shkak të shtatzënisë. Ajo do të marrë një pushim të lehonisë ndërsa nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të fillojë sërish të luajë.
“Sigurisht me dëshire do të luaja në Kampionatin Botëror por ka gjëra në jetë që, thjesht, kanë më shume rëndësi se futbolli”, ka thënë Alushi në një komunikatë për shtyp të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB).
Fatmirja është e martuar me bashkatdhetarin e saj po ashtu futbollist, Enis Alushi, i cili luan për FC St.Pauli në bundesligën e dytë. Ajo jo me larg se mbrëmë ka luajtur për klubin e saj Paris St.Germanin kundër FFC Frankfurt në Berlin, ku është ndërruar në minutën e 58-të.
“Nëse çdo gjë ec si duhet, unë do t`i kthehem sërish futbollit dhe do të synoj suksese të reja”, ka theksuar Fatmirja, duke shtuar se i gëzohet pamasë rolit të saj të ri si nënë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët Rritja e dobët e Austrisë dhe borxhi në rritje mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e saj ndaj...
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha