Maqedonia
Familjarët e viktimave të tragjedisë së autobusit në Bullgari mund të ngrisin padi
Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria bullgare për tragjedinë me autobusin e “Besa Trans”, familjarët e viktimave mund të ngritin padi, por edhe t’i shqyrtojë dokumentet e Prokurorisë bullgare, thotë Kryeprokurori,Ljubomir Joveski në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Ata gjithashtu kanë mundësi të paraqesin padi civile për dëmshpërblim pranë organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë. Ne ende nuk e kemi pranuar kërkesën nga organet kompetente të Republikës së Bullgarisë, por gojarisht jam informuar se kanë dërguar kërkesë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i dëgjojnë përfaqësuesit e udhëtarëve, tani të ndjerë, nëse duan të kenë qasje në rastin konkret dhe nëse duan të dorëzojnë ankesë ndaj vendimit të Prokurorisë në Bullgari”, deklaroi Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Shtetit, transmeton Albinfo.ch.
I pyetur se deri ku është Prokuroria e Maqedonisë me procedurën para-hetimore për funksionimin e “Besa Trasit”, Joveski tha se Prokuroria Publike ka hapur hetim paralel me rastin në Bullgari. Prokuroria është ende duke kontrolluar mënyrën se si ka funksionuar Besa Trans, si dhe mënyrën si është bërë servisimi i autobusit të djegur. Joveski siguron se pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu, është i kapshëm për organet.
“Nga informacionet që unë kam, ai është në dispozicion të Prokurorisë dhe nga avokati i tij, po ashtu edhe nga i akuzuari kanë dhënë pëlqim se dëshiron të bashkëpunojë me organet kompetente për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti tragjik”, tha Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Shtetit.
Autobusi i Besa Trans ka kaluar kufirin gjithsej 135 herë pa lejet e duhura. Autobusi është servisuar më 5 tetor në qendrën e kontrollit teknik “VIA Komerc Xhemal”, ndonëse gushtin e kaluar, pjesëtarët e MPB-së konstatuan se qendra teknike ka punuar jashtë rregullave.
Për këtë është njoftuar ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili tri ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 45 persona e nënshkroi vendimin për ndalimin e përkohshëm të punës së “VIA Comerce”. Ministri nuk është përgjigjur pse nuk e ka nënshkruar vendimin për ndalim të përkohshëm të punës tre muaj më parë, kur janë konstatuar parregullsitë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













