Bota
Padi kundër politikanëve kryesorë në Itali
Padia do të ngritet nga familjarët e viktimave nga Covid, për mostrajtim të duhur të pandemisë
Familjarët e viktimave të koronavirusit në Itali po ndërmarrin veprime ligjore kundër kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë dhe presidentit të rajonit të Lombardisë për neglizhencë të dyshuar kriminale mbi trajtimin e tyre, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Grupi prej 500 familjeve do të paraqesë padinë e tyre civile të mërkurën me prokurorët në provincën e Lombardisë, e cila u godit keq gjatë valës së parë të pandemisë.
Ata pretendojnë se tre udhëheqësit – Giuseppe Conte, Roberto Speranza përkatësisht dhe Attilio Fontana – kanë kontribuar në pothuajse 70,000 vdekje të Italisë nga Covid-19.
Një element thelbësor i veprimit ligjor do të jetë mungesa e pretenduar e një plani kombëtar të pandemisë dhe dështimi nga autoritetet rajonale për të zbatuar një plan lokal që supozohej të ishte zhvilluar nga ai kombëtar. Consuelo Locati, avokati që drejton çështjen, po kërkon 259,000 € si kompensim për secilën nga 500 familjet që paraqesin padinë.
Lëvizja ligjore po drejtohet nga anëtarët e Noi Denunceremo (Ne do të raportojmë), një grup për të afërmit e pikëlluar që u bashkuan në prill. Komiteti i Noi Denunceremo deri më tani ka paraqitur 300 ankesa ligjore, të cilat detajojnë sesi vdiqën disa nga viktimat, te prokurorët në Bergamo, të cilët filluan një hetim për neglizhencën e pretenduar nga autoritetet në qershor, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri














