Kosova
Familjarët e të akuzuarve në Hagë që kërkuan të shkojnë në vizita
Gjykata Speciale, nga 15 korriku, i ka lejuar vizitat për familjarët e të paraburgosurve
Nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar se deri më tani kanë pranuar dy kërkesa për vizita.
Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, tha për Klankosova.tv se kërkesë për vizitë kanë bërë familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Nimoni tha se familjarëve të të paraburgosurve do t’u lejohet qëndrimi deri në tre ditë në Hagë dhe ata do të mbështeten financiarisht nga shteti i Kosovës.
“Deri më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare në Hagë. Ato i kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata do të mbështeten edhe financiarisht nga shteti për qëndrim dhe ushqim. Ata kanë të drejtë që të qëndrojnë deri në tre ditë”.
Ai theksoi se të akuzuarit kanë të drejtë që të kenë nga një vizitë në muaj dhe gjatë një viti gjithsejt 12 vizita.
Shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë ndër të tjera tha se shuma e cila do të jepet për familjarët që i vizitojnë të burgosurit në Hagë janë 80 euro për fjetje dhe 50 euro për ushqim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










