Kosova
Familja nuk e di pse u ndalua Ramadan Maloku në Serbi
Që nga e mërkura, shteti i Serbisë ka ndaluar kosovarin Ramadan Maloku, me dyshimet për krime lufte
Mëngjesin e së mërkurës, ai kaloi përmes pikës kufitare për të shkuar në Leskovc së bashku me një person tjetër, por në dalje të kësaj pike, pas dy orë ndalese, dhe marrje në pyetje, policia serbe vendosi ta ndalojë atë, raporton KTV.
E përkundër insistimit të familjes për të marrë më shumë informata për këtë ndalesë, kontakti me 59-vjeçarin, ka qenë i mundur vetëm përmes avokates së caktuar nga shteti serb, e cila i ka thënë familjes se gjykata i ka caktuar 3 muaj paraburgim Malokut, përcjell albinfo.ch.
Në paraburgim Ramadan Malokut, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, por që sipas avokates, e cila i ka kumtuar lajmin familjes, atij i është ofruar ndihma mjekësore.
Bashkëshortja e Malokut, Fatimja, thotë se nuk po ndihen të sigurt të shkojnë Beograd, derisa kërkojnë ndihmën e shtetit për familjarin e tyre.
Ajo thotë se ka frikë se gjendja shëndetësore e bashkëshortit rrezikon t’i përkeqësohet.
KTV-ja ka biseduar edhe me personin i cili atë ditë e shoqëronte Ramadan Malokun për në Leskovc të Serbisë.
Ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës por vetëm ka sqaruar se të mërkurën ai ishte nisur me Malokun për të rregulluar disa dokumente në Leskovc, derisa në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardh, policia serbe së bashku me dy pjesëtarë civilë, për dy orë rresht e kishin marrë në pyetje Ramadan Malokun.
Më pas kishin ardhur edhe pjesëtar të Njësisë Speciale për ta marrë Malokun, derisa atij i kishin thënë që të merrte veturën e Malokut dhe të kthehej në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Malokut.
“I indinjuar që Serbia po vazhdon me gjueti shtrigash duke arrestuar shtetasit e Kosovës bazuar në motivimet politike. Unë kërkoj lirimin e menjëhershëm të Ramadan Malokut dhe fundin e këtyre veprimeve. BE-ja si lehtësuese e dialogut, duhet të sigurojë lëvizjen e lirë të kosovarëve”, ka shkruar ministri në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












