Shqipëria
Familja nga Tirana jeton prej 10 ditësh në trotuar
Ruzhdi Kojka me bashkëshorten e tij jetojnë prej 10 ditësh në trotuar dhe me shumë gjasa, edhe natën e ndërrimit të viteve do e kalojnë në këto kushte të vështira…
Shtëpia e ndërtuar buzë lumit të Lanës ju është prishur para një viti, pasi prekej nga projekti për vijimin e Unazës së madhe, që lidhet me zonën e Shkozës në kryqytet, shkruan tch, përcjell albinfo.ch
Për 9 muaj jetuan në një banesë me qira, por tani që nuk marrin më bonus, pronari i nxori jashtë së bashku me orenditë.
“26 vjet kam punuar për këtë shtëpi, me komardare kam ikur në Itali, rrita fëmijët dhe një ditë vijnë ma prishin shtëpinë, jo do ju japim bonus, jo kshu, 200 policë e 2 fadroma e prishën”, shprehet Ruzhdi Kojka.
Familja Kojka pretendon se banesa e tyre ka qenë në proces legalizimi dhe për këtë kanë kryer edhe pagesa, por projekti është devijuar pas vitit 2011 kur morën garanci, se shtëpia e tyre nuk prekej nga projekti.
“Unë dua vetëm shtëpi, asgjë tjetër. Të fus kokën së bashku me burrin dhe djalin që kemi, djali që më fle rrugëve nëpër shokë, jemi të dy pa pension, s’paguajmë dot as qira e as kredi të butë”, thotë Suzana Kojka.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














