Bota
Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë
Mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve
Familja më e pasur në botë, familja Walton, fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon, shkruan Bloomberg.
Dhe derisa ju po lexoni këtë artikull, familja më e pasur në botë do të jetë më e pasur për 70 mijë dollarë tjera, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të thotë se për një orë inkason 4,2 milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë më e pasur për 100 milionë dollarë.
Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri.
E mediat lokale raportojnë se kjo familja ka 39 miliardë dollarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar.
E në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48,8 miliardë dollarë, e nga pas i ndjek motra Eliss me 48 miliardë dollarë.
Lukas Walton, djali i tretë i vëllait të John-it që ka ndërruar jetë në vitin 2015, ka një pasuri prej 16, 7 miliardë dollarë.
Ann Walton Kroenke dhe Nancy Walton Lorry, vajzat e themeluesit të Walmart, Budd Walton, “peshojnë” rreth 6 miliardë dollarë, sikurse Cristy Walton, e veja e John Waltonit.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














