Kosova
Familja kosovare deportohet nga Gjermania, policia ua theu derën e banesës
Një familje kosovare, e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë. Familja 5-anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit.
Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit policia ua ka thyer derën e banesës, duke ua dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.
Fqinja e parë e familjes kosovare, Anne Waßmann-Böhm, ka thënë se ndihet e befasuar me këtë veprim të autoriteteve gjermane. Familja është e integruar mirë, të tre fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Autoriteti përgjegjës për dëbimin e administratës së qarkut Mainz-Bingen këmbëngul se ata vetëm kanë zbatuar ligjin.
“Zyra e emigracionit është e lidhur me vendimet e Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) dhe siguron largimin e njerëzve nga vendi ynë. Dëbimi ishte i nevojshëm, sepse familja nuk donte largim vullnetar. Kërkesat ligjore për të drejtën për të qëndruar nuk janë plotësuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të emigracionit.
Familjes iu kërkua të paketonte disa gjëra shpejt, krejt personale, ngase iu është thënë se po i pret aeroplani.
Ndërkohë, familja është kthyer në Kosovë, ku jeton me të afërmit për momentin.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












