Bota
Falsifikimi i diplomës i kushton me 10 vjet burgim
Një grua greke është dënuar me 10 vjet burgim për shkak të falsifikimit të diplomës së shkollës fillore, një vendim gjyqësor ky që ka provokuar trazira në vend.
Gruaja 53-vjeçare kishte punuar në një çerdhe publike për 15 vjet, derisa një rishikim në vitin 2014 zbuloi se ajo kishte falsifikuar një certifikatë të shkollës fillore. Një gjykatë rajonale e shpalli dënimin ndaj 53-vjeçares me akuzat për mashtrim të publikut, raporton “REL”.
“Ky vendim nuk është thjesht jonjerëzor. Është një shenjë domethënëse patogjene e sistemit kriminal gjyqësor”, deklaroi Shoqata për të Drejtat e Njeriut në Greqi, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në aktakuzë, gruaja së cilës nuk i është bërë publik emri, ndryshoi certifikatën e shkollimit fillor për të treguar se kishte përfunduar gjashtë vjet të shkollës fillore, ndërsa ajo kishte përfunduar vetëm pesë vjet, përcjell albinfo.ch.
Dokumenti i duhej për t’u punësuar si pastruese. Deri rreth tre apo katër dekada më parë nuk ishte e pazakontë që varfëria të detyronte disa fëmijë grekë të braktisnin shkollën, veçanërisht në zonat rurale.
Një prokuror i lartë i Gjykatës Supreme do të shqyrtojë arsyetimin ligjor të gjykatës rajonale javën e ardhshme, thanë burime gjyqësore.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













