Shkurt.ch
Falin Kurban Bajramin në kishë
Bashkësia myslimane e qytezës së Payerne në Zvicër do ta falë festën e Kurban Bajramit në sallën e kishës protestante
Në mungesë të hapësirave adekuate për falje, Bashkësia myslimane e kësaj qyteze të kantonit Vaud i është drejtuar Kishës evangjeliste të reformuar për të kërkuar hapësirë për faljen e Kurban Bajramit të besimtarëve myslimanë, njofton e përditshmja «20 Minutes».
Këshilli sinodal i Kishës e ka pranuar këtë kërkesë atipike, përpos dy letrash proteste që ata i kanë marrë nga besimtarët e tyre. Sipas priftit protestant, Laurent Zumstein, «të refuzosh ta presësh atë, i cili ka nevojë, është të mos jesh në harmoni me Ungjillin».
Nga ana e myslimanëve, përfaqësuesi i këtij komuniteti në Payerne, Mehdi Shahini, pohon të ketë dëgjuar po ashtu vërejtje nga ana e besimtarëve myslimanë, porse «ata janë të paktë», ka thënë ai.
Për imamin e Gjenevës, Soufiane Mhedjiri, «islami nuk ua ndalon besimtarëve të falen në kishë, me kusht që të mos kenë hapësirë tjetër ku të falen dhe se vendi të mos ketë statuja fetare».
Në këtë rast, kisha protestante i përmbush këto kritere.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











