Kosova
Falet Kurban Bajrami, Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve
Naim Tërnava: Të lutemi për më shumë paqe, harmoni e qetësi në mes të njerëzve
Sot në gjithë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit dhe manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamit të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim eTërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shpreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimi i pandershëm etj. Ndërkaq për sigurinë në vend, më konkretisht në veri të vendit, myftiu Tërnava tha se gjendja nuk është e mirë dhe apeloi që në vend të dhunës të ketë dialog për daljen nga kriza e tanishme.
Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, duke kërkuar shtensionim të situatës. Ai ka kërkuar që Qeveria e institucionet ndërkombëtare të punojnë në këtë drejtim.
“Të nderuar vëllezër dhe motra, kjo festë është edhe shoqërore, ndaj përkushtimi për shoqërinë është obligim i fesë islame, ashtuqë askush të mos ndihet i privuar nga të mirat materiale, prandaj të qëndrojmë të solidarizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin”.
“Veprat e këqija janë ato që e cenojnë fenë islame, dhuna e çdo lloji, tradhtia bashkëshortore, bixhozi, alkooli, të gjitha këto janë pothuajse të njëjta”.
Edhe qytetarët patën me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










