Kosova

Fajon: Kosova më afër Evropës

Tanja Fajon e ka quajtur si hap të rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë se ndjehet e lumtur që Komiteti LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Fajon e ka quajtur si hap të rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës.

“Jam e lumtur që komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) sapo ka miratuar vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky është një hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës dhe për të thyer izolimin. Punë e mirë, urime!”, ka shkruar Fajon, përcjell albinfo.ch.

https://twitter.com/tfajon/status/1035080472257327106