Kosova
Fahrije Hoti: Peci të kërkojë falje publike, nuk lejoj të njolloset emri im dhe i grave të Krushës
Udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka kërkuar nga ministri i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci, të kërkojë falje publike ndaj saj dhe të gjitha grave të Krushës për, siç tha ajo, “njollosje të emrit dhe shpifje ndaj grave të Krushës”.
Në një konferencë për media, Hoti sot ka thënë se nuk e lejon askënd që të njollosë emrin e saj personal.
“Ministri Faton Peci ka një javë që merret me çështjen e zonjës Fahrije Hoti. Nuk lejoj assesi që të më njolloset emri im personal, që unë e kam nisur pa ndihmën e kërkujt, po ndërkohë na janë bashkëngjitur njerëz të tjerë që na kanë ndihmuar”, u shpreh ajo, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë marrë përkrahje që nga 2015 e deri më sot.
“Kemi aplikuar, jemi refuzuar jo në 2024, por nga 2015 deri më sot nuk kemi marrë përkrahje, arsyeja ka qenë se nuk kemi përmbushur ndoshta kriteret në 2015. Por në 2023 kooperativa kurrë më parë nuk ka qenë më e kompletuar se sot, duke marrë parasysh eksportin në BE dhe SHBA”, tha Hoti.
Tutje, ajo ka shtuar se nuk do ta akuzojë asnjë subjekt politik dhe se “gjithmonë e kemi pasur derën e hapur për të gjithë dhe vazhdojmë ta kemi”.
Fahrije Hoti ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ftesë nga gjykata, siç ka deklaruar Peci.
“Ministri Peci e ka përmendur që zonja Fahrije Hoti është paditur në Gjykatë, përkundrazi unë nuk kam marrë një ftesë të atillë, asnjëherë nuk më është adresuar një ftesë që unë jam e paditur që nuk i kam kthyer mjetet që m’u kanë ekzekutuar në vitin 2015-2017. Unë nuk e di ku e ka marrë atë dosje dhe kërkoj nga ministri bashkë me dosjen të kërkojë falje për këtë njollosje që iu ka adresuar jo vetëm Fahrijes, por të gjitha gratë e Krushës. Ministri të ulet dhe të kërkojë falje publike e jo të vazhdojë me shantazime, video e shkrime në rrjetet sociale”, ka deklaruar ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













