Lajme
Facebook vendos të shfaqë më pak lajme rreth politikës
Kompania Facebook njoftoi të mërkurën se do të publikojë më pak lajme politike. Kjo masë është në përputhje me planin e shefit të kompanisë, Mark Zuckerberg, për të ulur përmbajtjet tendencioze.
Rrjeti më i madh social tha se do të fillojë testimin e algoritmeve të ndryshuar “për një përqindje të vogël të njerëzve” në Kanada, Brazil dhe Indonezi këtë javë dhe Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Gjatë këtyre testeve fillestare do të shqyrtojmë mënyra të ndryshme për të renditur përmbajtjen politike”, tha njëra ndër menaxheret në Facebook, Aastha Gupta.
Ndryshimi nuk do të ndikojë në informacionin në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe përmbajtjen nga organizatat globale të shëndetit ose nga agjencitë zyrtare qeveritare.
“Një reagim i rëndomtë që e dëgjojmë është se njerëzit nuk duan që përmbajtja politike të mbizotërojë News Feed-in e tyre”, tha Gupta.
Vendimi vjen në periudhën kur Facebook dhe platformat tjera sociale po përballen me kritika për mundësinë e keqinformimit dhe manipulimit politik, veçanërisht gjatë periudhave të zgjedhjeve.
Zuckerberg tha muajin e kaluar se Facebooku po kërkon të “ulë temperaturën” në platformën e tij të gjerë, duke zvogëluar llojin e bisedave politike përçarëse dhe tendencioze.
“Ne ende do t’u mundësojmë njerëzve që të përfshihen në grupe politike dhe diskutime nëse duan”, pati thënë Zuckerberg.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











