Lajme
Facebook ndalon reklamat kundër vaksinimit
Pandemia e koronavirusit tregon se sa e rëndësishme është sjellja parandaluese për të mbrojtur shëndetin, thuhet në një njoftim të grupit Facebook
Grupi i mediave sociale Facebook synon të ndalojë të gjitha reklamat në faqet e tij që flasin kundër vaksinimeit për koronavirus, shkruan srf.ch.
Pandemia e koronavirusit tregon se sa e rëndësishme është sjellja parandaluese për të mbrojtur shëndetin, thuhet në një njoftim të grupit Facebook.
Por, sipas deklaratave të veta, Facebook planifikon të vazhdojë lejimin e reklamave që kritikojnë disa masa të marra nga qeveritë në lidhje me vaksinimet, transmeton albinfo.ch. Kërkimet për vaksinat kundër koronavirusit aktualisht janë duke u zhvilluar nën presion të lartë në të gjithë botën.
Operatorët e rrjeteve të mëdha në internet akuzohen vazhdimisht se u kanë mundësuar fushatave kundër vaksinimit të përhapin gjerësisht mesazhet e tyre, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, sipas informacionit të vet, Facebook tani po planifikon një fushatë në SHBA për të reklamuar vaksinat e gripit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali Itali: Vogëlushi shqiptar ndërron jetë pas lëndimit të rëndë në kokë... -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











