Lajme
Facebook e Instagram synojnë përgjysmimet e tarifave
Meta Platforms hap një dritare të re, duke propozuar që të përgjysmojë (thuajse) tarifën mujore të abonimit në Facebook dhe Instagram, në 5,99 euro nga 9,99 euro – deklaroi të martën një drejtues i lartë i Meta-s. Kjo lëvizje synon t’u përgjigjet shqetësimeve të autoriteteve rregullatore në lidhje me privatësinë dhe antitrust.
Ulja e çmimit vjen pas rritjes së kritikave të aktivistëve për privatësinë dhe grupeve të konsumatorëve mbi shërbimin e abonimit no-ads (pa reklama) të Meta-s në Europë, që sipas kritikëve u kërkon përdoruesve të paguajnë një tarifë për të siguruar privatësinë e tyre.
Meta e prezantoi shërbimin në nëntor, për të qenë në përputhje me Digital Markets Act (DMA), që kufizon aftësinë për të personalizuar njoftimet e reklamave për përdoruesit pa pëlqimin e tyre, duke dëmtuar burimin kryesor të të ardhurave.
Kompania deklaroi se modeli me pagesë synon të ekuilibrojë kërkesat kontradiktore të ligjeve të BE-së për privatësinë dhe DMA.
“Donim ta përshpejtonim këtë proces prej disa kohësh, pasi kemi nevojë të arrijmë një gjendje të qëndrueshme… ndaj ofruam uljen e çmimit nga 9,99 në 5,99 euro për një llogari (account) të vetme dhe 4 euro për çdo llogari shtesë”, tha Tim Lamb, avokat i Meta, në një seancë dëgjimore të Komisionit Evropian, transmeton reuters, përcjell albinfo.ch.
“Ky është çmimi më i ulët që çdo person i arsyeshëm duhet të paguajë për shërbime të kësaj cilësie. Paqartësia rregullatore për momentin është ende e pranishme dhe duhet të qetësohet shpejt”.
Aktivisti austriak për privatësinë, Max Schrems, tha se problemi nuk lidhet me çmimin.
“Nga të gjitha hulumtimet, ne e dimë se edhe një tarifë prej vetëm 1.99 eurosh ose më pak, sjell një zhvendosje të pëlqimit nga 3-10% që vërtet duan reklama në 99.9% që gjithsesi klikojnë po. GDPR kërkon që pëlqimi duhet të jepet ‘lirisht’” – tha ai, duke iu referuar rregullores së BE-së për privatësinë.
Në të vërtetë, nuk flitet për shumën e parave, por për qasjen “pay or okay” në tërësi.
I gjithë qëllimi i “pay or okay” është që t’i bëjë përdoruesit të klikojnë në ‘rregull’, edhe nëse kjo nuk është zgjedhja e tyre e lirë dhe e vërtetë. Ne nuk mendojmë se ndryshimi i thjeshtë i shumës e bën këtë qasje të ligjshme”.
Seanca dëgjimore njëditore synon t’u japë përdoruesve dhe palëve të treta të Meta mundësinë për të kërkuar qartësi se si ajo përputhet me DMA-në.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










