Lajme
Facebook do të ruajë të drejtat e autorit edhe për fotografitë
Më shumë kontroll në duart e përdoruesve pasi Facebook ka vendosur që të aplikojë te drejtat e autorit edhe për fotot që qarkullojnë në të. Njejtë si me muzikën apo videoklipet, në plan përfshihet edhe Instagrami.
Pikërisht ashtu siç tingëllon, nëse dikush ngarkon një foto dhe e regjistron atë tek Facebook Rights Manager, do të mundet të monitorojë më pas ku shfaqet ajo në platformë. Nëse pikas dikë duke përdorur fotot e tua do të mund të lejosh të qëndrojë, ta heqësh ose të përdorësh një bllok territorial.
Për të deklaruar të drejtat e fotografisë, duhet të ngarkohet një dokument CSV tek FB Rights Manager i cili do të përmbajë të gjitha metadatat e imazhit. Nga ku do të specifikohen gjithashtu shtetet ku e drejta e autorit aplikohet. Me tu regjistruar të dhënat, Facebook do të monitorojë ku ai imazh shfaqet.
Nëse një person i dytë pretendon të drejtat, dy palët mund të kalojnë disa raunde diskutimesh e në rastin më të fundit Facebook do ia japë atij që e ka regjistruar më parë. Ekziston gjithsesi mundësia për ta apeluar vendimin.
Për momentin opsioni po aplikohet vetëm me një grup markash të njohura, me të kuptuar më mirë si do l funksionojë do të kalojë për të gjithë përdoruesit. Facebook do të bëjë të mundur që shërbimi të shtrihet edhe në Instagram duke siguruar autencitet dhe postime origjinale.
Por nga ana tjetër kompania nuk ka bërë të njohur shkallën e editimit që një foto mund të lejojë për tu quajtur e barabartë me të regjistruarën. Po, e kemi fjalën për memet.
Memet pësojnë shumë ndryshime gjatë rrugës ndaj edhe Facebook duhet të përcaktojë edhe deri ku shtrihet juridiksioni i të drejtave të autorit. Një Instagram pa meme nuk do të ishte i njëjti.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











