Autotech
Facebook do të lëshojë në qarkullim monedhën digjitale Libra
Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.
Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.
Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania.
Por, ka pasur shqetësime se si do të mbrohen paratë dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e mundshme të monedhës.
Facebook tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve.
Për sektorin e pagesave kjo është goditja e radhës që bëhet nga një gjigant i teknologjisë, pasi më parë të njëjtën e kishin bërë kompanitë Google Pay, Apple Pay dhe Samsung Pay – edhe pse asnjë nga këto shërbime nuk bazohet në një monedhë digjitale. (Artikull nga Radio Evropa e Lirë )
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











