Lajme
Prodhimi në Eurozonë “ka kaluar më të keqen”
Rënia në aktivitetin prodhues të Eurozonës u përmirësua sërish muajin e kaluar, duke treguar se më e keqja mund të ketë kaluar.
Sipas një sondazhi, Indeksi i Menaxhimit të Blerjeve (PMI) të S&P Global u ngjit në nivelin më të lartë në pesë muaj.
“Megjithëse prodhuesit e Eurozonës vazhduan të raportojnë rënie të prodhimit dhe përkeqësim të porosive në janar, situata është dukshëm më e ndritshme sesa nivelet më të ulëta të tetorit të kaluar. Jo vetëm që shkalla e rënies së prodhimit ka qenë në nivele të kontrolluara për tre muaj rresht, por optimizmi i biznesit për vitin e ardhshëm është rritur gjithashtu gjatë tre muajve të fundit”, tha Chris Williamson, kryeekonomist në S&P Global.
Eurozona u rrit në tre muajt e fundit 2022, duke arritur të shmangë një recesion, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.1 për qind në tremujorin e katërt. Kjo performancë shumë e mirë u arrit pavarësisht peshës së madhe në ekonomi të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së normave të interesit.
Indeksi që pasqyron çmimet e prodhimit u rrit pak, por gjithsesi mbetet në mënyrë konstante nën nivelet e dy vjetëve të fundit.
Kjo ka të ngjarë të mirëpritet nga politikëbërësit e Bankës Qendrore Evropiane, të cilët kanë hasur vështirësi në arritjen e nivelit të synuar të inflacionit prej 2 për qind, ndërkohë që nga të dhënat zyrtare pritet se inflacioni i muajit të kaluar të ketë qenë 9 për qind.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











