Lajme

Fabrika e Bahtirit, 10 tonë kërpudha brenda ditës

Fabrika që ka themeluar kryetari i Mitrovicëë, po del të jetë shumë e suksesshme me një prodhim ditor të kërpudhave prej 10 tonësh në dite

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri edhe pse akuzohet nga shumë qytetar për premtime të mëdha dhe punë të vogla, megjithatë ai në këtë qytet po le emër. Fabrika që ka themeluar ai për prodhimin e kërpudhave po del të jetë shumë e suksesshme me një prodhim ditor prej 10 tonësh.

Menaxhmenti i fabrikës për prodhimin e kërpudhave “Hirano Mashroon”, e cila tani ka të punësuar 170 punëtorë, synon që me ndërtimin edhe të fabrikave të tjera që do të shtrihen në 6 hektarë tokë, të prodhojë 50 tonë kërpudha në ditë, nga të cilat do të realizojë përfitimin prej 250 mijë eurosh, citon “Zëri”, transmeton Albenfo.Ch.

Sipas deklaratave që ka dhënë menaxhementi i fabrikës, fillimisht në këtë kompleks prodhoheshin 4 tonë në ditë kërpudha, ndërsa vetëm pas 2 muajve, sasia e prodhimit ka arritur në 10 tonë kërpudha ditore. Fabrika është e ndërtuar në fshatin Gushavc të Mitrovicës.

Në këtë fabrikë, nga 5 sa do të ndërtohen në Gushavc të Mitrovicës, në pronat e familjes së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, janë punësuar 170 mitrovicas, në mesin e tyre edhe shumë femra. Kjo kompani ka planifikuar t’i ndërtojë edhe 4 fabrika të tjera, me çka përveç investimeve do të shtohet edhe prodhimi.

Prodhimet e kërpudhave janë kryesisht për eksport. Në ditë, sipas menaxhmentit të fabrikës, prodhohen 10 tonë kërpudha, nga të cilat përfitohen 50 mijë euro. Por prodhimi i kërpudhave synohet të shtohet me ndërtimin edhe të disa fabrikave të tjera, gjithashtu në pronat e kryetarit të Mitrovicës.