Bota
Fabrika e akullores në në lartësi prej 330 metrash
Fabrika prodhon deri në 1 mijë copë akullore në orë dhe tashmë ka prodhuar më shumë se 1 milion që nga hapja në gusht 2018, tha drejtori i pikës së vrojtimit.
Një fabrikë e akullores në Moskë, ka marrë statusin si prodhuesi i akullores në zonën më të lartë në Rusi. Fabrika “Chistaya Liniya” është nderuar nga libri i rekordeve ruse me certifikatë me ç’rast konfirmohet se fabrika ndodhet në pikën më të lartë në Rusi derisa akullorja prodhohet në katin e 89 të njërit prej rrokaqiejve në qytet.
Vizitorët kënaqeshin me pamjen e jashtëzakonshme dhe llojllojshmërinë e akullores së krijuar në pikën e vrojtimit Panorama 360, në kullën moskovite të Federatës. Fabrika prodhon deri në 1 mijë copë akullore në orë dhe tashmë ka prodhuar më shumë se 1 milion që nga hapja në gusht 2018, tha drejtori i pikës së vrojtimit.
Artur Shakaryan. Shakaryan, po ashtu, konfirmoi se kjo fabrikë është e vetmja për prodhimin e akulloreve që ndodhet në lartësi kaq të madhe në botë e në fillim megjithatë u ballafaqua me disa pengesa. “Fillimisht, ishte shumë e vështirë që të ngjisnim pajisjet kaq larg, së dyti u desh të gjenim vend për to. Dhe, e treta kishte shumë pajisje që duhej të instaloheshin. Natyrisht, është më e lehtë që gjithçka të bëhej në tokë, e jo në 330 metra lartësi”, tha ai. Duke gjykuar nga reagimet e vizitorëve, përpjekjet ia vlejtën derisa ata që vijnë të shijojnë akulloren këtu, thonë se u duket sikur po pluskojnë në re.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










