Bota
Evropianët urdhërohen të largohen nga Kina
Shumë vende evropiane u kanë kërkuar shtetasve të tyre të kthehen në atdhe
Numri i rasteve të koronavirusit në Kinë arriti në 24.324, duke shënuar një kapërcim të frikshëm të numrit të të infektuarve.
Brenda 24 orëve të fundit, u regjistruan 3,887 të infektuar të rinj, ndërsa numri i vdekjeve u shtua menjëherë me 67 të tilla duke e çuar në 492 bilancin e jetëve të humbura që nga fillimi i epidemisë.
Të gjitha vdekjet e fundit u shënuan në Wuhan, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, gati 900 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.
Tashmë, shumë vende evropiane i kanë kërkuar shtetasve të tyre të kthehen në atdhe.
Virusi deri tani është shfaqur në 25 shtete të botës. Në Japoni, të paktën 10 pasagjerë të anijes turistike të vendosur në karantinë, rezultuan pozitivë ndaj testeve. Në bord kishte 3.711 persona. Pavarësisht gjendjes së rënduar megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e bindur në efikasitetin e masave të marra për frenimin e shpërthimit epidemik.
“99 % e rasteve janë në Kinë; jashtë kufijve të saj kemi vetëm 176 të prekur”, deklaroi numri një i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai shtoi se një gjë e tillë nuk tregon se situata nuk do të përkeqësohet, por shtoi se kjo duhet parë më shumë si një dritare mundësish për të vepruar.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












