Kosova
Evropianët presin që liderët e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Granadë të Spanjës
Mësohet se rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent, përcjell albinfo.ch.
Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.
Ky organizim mëton të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.
Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit – të gjitha pjesë e Komunitetit Politik Evropian – pritet të jenë në qendër të diskutimeve të 5 tetorit.
Më 24 shtator Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit, dhe për pasojë është vrarë një polic.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.
Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka mohuar pretendimin.
Po në shtator, Azerbajxhani e ka nisur një ofensivë ushtarake për ta marrë kontrollin e rajonit të kontestuar në Nagorno-Karabakut, duke nxitur ikjen e rreth 100.000 armenëve të Karabakut.
Liderët evropianë shpresojnë që liderët e Kosovës dhe Serbisë, dhe Armenisë e Azerbajxhanit, do të pajtohen për të biseduar në margjina të samitit.
Mirëpo, deri më tani presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, raportohet se do ta abstenojë takimin.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe homologët e tij pritet të diskutojnë edhe për Inteligjencën Artificiale, sigurinë energjetike dhe tranzicionin në energji të ripërtrishme.
Të nesërmen, më 6 tetor, liderët e BE-së do të bisedojnë ndaras me fokus në zgjerim dhe migrim.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












