Bota
Evropianët mendojnë se roli global i Gjermanisë është në rritje

Në një kohë që evropianët e shohin Gjermaninë me rol në rritje, fuqia franceze dhe britanike shihen “në rënie”, sipas një studimi të ri. Ka shqetësime për perspektivat afatgjata.
Në një studim të publikuar të martën nga Pew Research Center, gati gjysma e të anketuarve në 10 shtete anëtare të BE-së thanë se Gjermania luan një rol më të rëndësishëm në botë, në krahasim me atë që ka luajtur një dekadë më parë. “Në Evropë ekziston një kuptim i caktuar, se në një kohë që fuqia e Gjermanisë është në rritje, fuqia e Francës dhe e Britanisë është në stagnim ose në rënie”, bëri të ditur qendra.
Vështrimi në Evropë
Ideja që Gjermania luan një rol më të rëndësishëm sot është më e theksuar në Greqi, ku 81 për qind e të anketuarve e mbështesin këtë. Në Itali dhe në Spanjë, rreth 56 për qind ndajnë të njëjtin mendim. Megjithatë, vetëm 37 për qind e të anketuarve në Britani e kanë këtë pikëpamje, niveli më i ulët. Mesatarja në 10 shtetet anëtare ishte 47 për qind.
BE-ja, nota të përziera
Për shumicën dërmuese të qytetarëve të BE-së në 10 shtetet anëtare, BE nxit paqen, vlerat demokratike dhe përparimin, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Të anketuarit në Poloni dhe në Spanjë dhanë vlerësimet më të larta për BE-në, ndërsa personat e pyetur në Greqi dhe në Mbretërinë e Bashkuar kishin mendimin më të ulët. Kjo megjithatë nuk do të thotë se nuk ka probleme në BE. Një mesatare prej 62 për qind e të pyeturve thanë se BE-ja e ka humbur kontaktin me qytetarët e saj. Një shumicë e mbronte këtë pikëpamje, tetë nga dhjetë shtetet. Vetëm në Gjermani (49 për qind) dhe në Poloni (42 për qind) situata dukej e ndryshme, pra mbështetja për Bashkimin Evropian është më e theksuar.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri