Lajme
Evropë: Nëntë të vdekur nga temperaturat e larta
Të paktën nëntë persona kanë vdekur këtë javë si pasojë e temperaturave të larta në Evropë, teksa një valë e të nxehtit vazhdon të prekë kontinentin.
Në Itali, temperaturat përvëluese deri në 38 gradë Celsius i detyruan zyrtarët të lëshojnë alarme të kuqe në 17 qytete të mëdha, përfshirë Milanon dhe Romën, ndërsa disa rajone ndaluan punën në natyrë në pasdite, transmeton albinfo.ch.
Si pasojë e të nxehtit tashmë ka vdekur edhe një punëtor. Raportimet lokale thonë se Brahim Ait El Hajjam, 47 vjeç, u rrëzua ndërsa derdhte beton në një parking makinash në periferi të Bolonjës, e cila ishte gjithashtu nën alarm të kuq.
Dy burra mbi 60 vjeç vdiqën në plazhet e Sardenjës, raportoi agjencia e lajmeve ANSA, dhe në kryeqytetin e Sicilisë, Palermo, një grua 53-vjeçare vdiq të hënën pasi thuhet se i ra të fikët ndërsa ecte përgjatë një rruge. Mediat lokale thanë se ajo kishte probleme me zemrën.
Gjatë verës së vitit 2022 në Evropë, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, 61 mijë njerëz vdiqën për shkak të nxehtësisë, zbuloi një studim, raporton Skynews.
Në Spanjë, temperaturat e ashpra janë rritur edhe më shumë, duke arritur në 46 gradë Celsius në Huelva të shtunën dhe 37.9 gradë në Barcelonë dje, ku zyrtarët po hetojnë gjithashtu nëse vdekja e një pastruesi rrugësh në fundjavë ishte e lidhur me nxehtësinë.
Autoritetet raportuan gjithashtu vdekje të lidhura me valën e të nxehtit në Extremadura dhe Cordoba.
Ministri i Energjisë i Francës raportoi dy vdekje nga të nxehtit dhe 300 të tjerë u dërguan në spital.
Kryeqyteti i saj mund të përjetojë përsëri nxehtësi deri në 40 gradë sot dhe maja e Kullës Eiffel mbetet e mbyllur, ashtu si edhe qindra shkolla.
Ndërkohë, në Gjermani, zjarrfikësit u përballën me disa zjarre pyjore në shtetet lindore të Brandenburgut dhe Saksonisë mes temperaturave deri në 40 gradë në disa zona.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












